Mg – magnezium kompleks
Një kombinim unik i mineraleve që synon: përmirësimin e imunitetit, përmirësimin e shëndetit të kockave dhe funksionimin e duhur të muskujve.
Një kombinim unik i mineraleve që synon: përmirësimin e imunitetit, përmirësimin e shëndetit të kockave dhe funksionimin e duhur të muskujve.
Kalciumi, zinku dhe magnezi të mbështetur nga një dozë e vitaminës D3 për përthithjen më të mirë të tyre, do të përfitojnë të gjithë ata që:
- kanë nevojë për të forcuar imunitetin,
- nuk kanë konsum të mjaftueshme të asnjë prej mineraleve të sipërpëmendura,
- njerëzit me një dietë të veçantë, për shembull veganët që zakonisht kanë një konsum më të ulët të kalciumit,
- pacientët me osteopeni ose osteoporozë,
- personat që ushtrojnë intensivisht dhe janë shumë aktiv.
Kombinimi i mineraleve bën të mundur arritjen e niveleve optimale të mineraleve kyçe për organizmin tonë me vetëm një tabletë në ditë.
МAGNEZI
Magnezi është një nga shtatë makromineralet thelbësore ose mineralet që duhet të konsumohen çdo ditë, në sasi relativisht të larta – të paktën 100 mg në ditë.
Magnezi është një nga shtatë makromineralet thelbësore ose mineralet që duhet të konsumohen çdo ditë, në sasi relativisht të larta – të paktën 100 mg në ditë.
Shumë njerëz kanë dëgjuar për rolin e magnezit në lidhje me impulset nervore, ndoshta se është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës, por është larg faktit që rolet e magnezit në trupin tonë të përfundojnë me kaq.
Për shembull, magnezi është i domosdoshëm për punën e mbi 300 enzimave në trupin tonë, merr pjesë në prodhimin e energjisë për trupin (ATP), në sintezën e ADN-së dhe ARN-së, mbron shëndetin e trurit, merr pjesë në pastrimin e trupit nga toksinat, etj.
Funksionet më të rëndësishme:
- Shëndet të kockave - Kalciumi dhe vitamina D janë të padobishme pa magnez - Magnezi merr pjesë në rregullimin e transportit të kalciumit, në formimin e masës së re kockore, në aktivizimin e vitaminës D në formën e saj funksionale, në stimulimin e kalcitoninës dhe në shtypjen e parathormonit.
- Funksion të rëndësishëm për sistemin nervor – Magnezi vepron si “rojtar” i disa receptorëve që gjenden në qelizat nervore dhe kontribuojnë në zhvillimin e trurit, kujtesës dhe aftësisë për të mësuar. Në kushte normale, përkatësisht te individët e shëndetshëm, magnezi “qëndron” mbi këta receptorë dhe parandalon stimulimin e tyre nga sinjale të dobëta që mund të irritojnë qelizat nervore krejtësisht të panevojshme. Në nivele më të ulëta të magnezit, këta receptorë mund të mbistimulohen, gjë që përfundimisht mund të çojë në dëmtimin e qelizave nervore.
- Shëndet kardiovaskular – Magnezi është i rëndësishëm për ruajtjen e rrahjeve normale të zemrës.
Së bashku me kalciumin, ato luajnë një rol thelbësor në gjenerimin e kontraktimeve të zemrës. Kur kalciumi hyn në qelizat e muskujve të zemrës, stimulon tkurrjen e tyre, ndërsa magnezi është përgjegjës për relaksimin e tyre. Nëse nivelet e magnezit janë shumë të ulëta, jonet e kalciumit mund të çojnë në stimulim të tepërt të muskujve të zemrës, duke çuar në një ritëm të parregullt të zemrës, një situatë që në fund mund të jetë kërcënuese për jetën. Përveç kësaj, enzima që është kyçe në gjenerimin e kontraktimeve të muskujve ka nevojë për magnez për të funksionuar. Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se magnezi funksionon për të ulur presionin e lartë të gjakut.
- Rregullim të kontraktimeve të muskujve – Ngjashëm me muskulin e zemrës, magnezi vepron si “bllokues” ose relaksues i të gjitha kontraktimeve të muskujve. Në mungesë të magnezit, muskujt kanë një numër në rritje të kontraktimeve, gjë që shpesh çon në ngërçe dhe ënjtje. Prandaj, magnezi është trajtimi i parë për ngërçet e muskujve.
- Rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit të insulinës - Një studim i vitit 2015 na jep të dhëna që mund të konkludojmë se pjesa dërmuese e njerëzve me diabet kanë pasur nivele të ulëta të magnezit dhe se magnezi mund të luajë një rol të rëndësishëm në menaxhimin e kësaj sëmundjeje. Fakti është se mungesa e magnezit mund të kontribuojë në rezistencën ndaj insulinës, një gjendje që shpesh çon në diabetin e tipit 2. Por, sasia e tepërt e magnezit mund të jetë gjithashtu një problem për diabetët, ndaj duhet treguar kujdes i veçantë. Sipas disa studimeve, konsumi i duhur i magnezit është treguar i suksesshëm në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.
Cilat janë pasojat e mundshme të mungesës së magnezit?
Sipas funksioneve të rëndësishme të përmendura më parë, mund të supozojmë gjithashtu se mangësitë e këtij minerali mund të jenë vërtet problematike. Këtu hyjn:
- Lodhje
- Mundësia e reduktuar për të ushtruar
- Dobësi muskulore
- Spazma muskulore
- Astma
- PMS
- Dhimbje menstruale
- Dhimbje koke dhe migrenë
- Fibromialgji
- Pagjumësi
- Sindroma e këmbëve të paqeta
- Irritimi
- Depresioni
- Tensioni i lartë i gjakut
- Osteoporoza
- Aritmitë kardiake
Sasitë e rekomanduara të konsumit dhe burimet natyrore të magnezit
Rekomandimet për konsumin e këtij minerali variojnë nga 300-400 mg në ditë.
Fatkeqësisht, dieta moderne e pasur me sheqerna, miell të bardhë, ushqime të përpunuara termikisht dhe të ngrira ul më tej nivelin e magnezit në trupin tonë, gjegjësisht trupi ka më pak magnez në dispozicion sesa i nevojitet. Përveç kësaj, një sasi e madhe e magnezit absorbohet dobët, dhe gjatë përpunimit termik, ushqimi gjithashtu humbet midis 40-70% të magnezit.
Prandaj, shpeshherë si zgjidhje paraqitet suplementimi me magnez.
ZINKU
Pa zink, nuk ka imunitet!
Zinku është "minerali i gjurmës" i dytë më i bollshëm në trupin e njeriut, menjëherë pas hekurit.
Prania e tij është përcaktuar në mbi 100 enzima të ndryshme në trup.
Ai është një mineral i fuqishëm që na nevojitet për një sistem imunitar të shëndetshëm, për funksionimin e duhur të hormoneve të tiroides, hormoneve seksuale dhe për ruajtjen e një niveli normal të glukozës në gjak (insulinës). Ndihmon në metabolizmin e zbërthimit të karbohidrateve për energji, por edhe në ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe thonjve. Ai luan një rol të rëndësishëm në ndarjen dhe rritjen e qelizave, në shërimin e plagëve, etj.
Megjithatë, ndoshta ndikimi pozitiv më i njohur i zinkut në trup është efekti i tij i fuqishëm luftimin e ftohjes dhe infeksioneve të tjera që zhvillohen, zakonisht, në muajt e ftohtë të vitit. Zinku “lufton” me komponimet e dëmshme që formohen vazhdimisht në organizëm si pasojë e reaksioneve të ndryshme – radikaleve të lira.
Ky funksion antioksidant i zinkut ka një ndikim pozitiv në shëndetin e përgjithshëm të një personi, duke përfshirë imunitetin. Diçka që është ekstra pozitive.
- Zinku dhe imuniteti – Sistemi imunitar, si mekanizmi kryesor mbrojtës i organizmit ndaj infeksioneve të ndryshme dhe kërcënimeve të tjera, ka një rëndësi të madhe për shëndetin e përgjithshëm. Mungesa e zinkut në trup mund të çojë në një funksion të shtypur të përgjigjes imune. Edhe një mangësi e vogël mund të ndikojë në makrofagët dhe neutrofilet, qelizat vrasëse natyrore imune. Trupi gjithashtu ka nevojë për zink për të prodhuar limfocitet-T. Kështu, disa studime të bëra në vendet në zhvillim tregojnë se disa pneumoni të rënda dhe infeksione të tjera te pacientët shkaktohen pikërisht nga imuniteti i shtypur si rezultat i mungesës së zinkut.
- Funksion për shërimin e plagëve – Zinku ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës dhe mukozës, gjë që është veçanërisht e rëndësishme gjatë lëndimeve. Gjithashtu, ndihmon në prodhimin e flokëve, thonjve dhe qelizave të shëndetshme të lëkurës.
- Diarre – Diarreja akute është ndër sëmundjet me vdekshmërinë më të lartë tek fëmijët në vendet në zhvillim. Mungesa e zinkut në dietë mund të jetë një nga shkaqet kryesore të kësaj sëmundjeje. Zinku luan një rol të rëndësishëm në pastrimin imunitar që reduktohet tek këta fëmijë, kështu që ata janë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve si ai që shkakton diarre.
- Sëmundje të syve – Studiuesit raportojnë se zinku i kombinuar me disa antioksidantë mund të zvogëlojë progresin e humbjes së shikimit tek të moshuarit. Ky veprim ndodh përmes parandalimit të dëmtimit të qelizave të retinës në sy.
- Grip dhe lloje të ndryshme të ftohjeve - Sigurisht, duke marrë parasysh efektin e zinkut në funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe kapacitetin e tij në tërësi, do të ndikojë indirekt në mundësinë e zhvillimit dhe komplikimeve të gripit dhe ftohjeve të ndryshme.
Kështu, nivelet normale të zinkut në trup janë shumë të rëndësishme. Gjegjësisht, një studim konstaton një ndikim të rëndësishëm, të drejtpërdrejtë të zinkut në reduktimin e rrezikut të komplikimeve ose në parandalimin e plotë të infeksioneve të shkaktuara nga viruse të shkallëve të ndryshme të rrezikut. Studiuesit kanë zbuluar se zinku mund të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve të rënda dhe të shkurtojë kohëzgjatjen e simptomave. Mekanizmi i këtij veprimi është ende në nivelin e hipotezës. Hipoteza është se ky efekt pozitiv i zinkut është për shkak të veprimit të tij të drejtpërdrejtë të frenimit ose parandalimit të rinovirusit që të lidhet dhe të riprodhohet në indin e hundës.
Ekzistojnë disa studime që vërtetojnë efektin pozitiv të zinkut për gripin dhe ftohjen
- Është bërë hulumtim me 50 të anketuar me simptoma gripi. Çdo 5 orë, gjysma e tyre merrnin një tabletë acetat zinku, ndërsa të tjerët merrnin një tabletë placebo. Ata që morën tableta të acetatit të zinkut kishin një periudhë të reduktuar ndjeshëm të simptomave (kollitje, dhimbje koke, rrjedhje hundësh dhe dhimbje trupi dhe muskujsh).
- Një studim tjetër, klinik, kishte si subjekt 273 vullnetarë të infektuar me grip. Në të njëjtën mënyrë, gjysma morën terapi në formën e glukonatit të zinkut, ndërsa gjysma tjetër një tabletë placebo. Rezultati ishte i njëjtë: periudhë e reduktuar e simptomave.
KALCIUMI
Kalciumi luan një rol kyç në shumë procese që ndodhin në trup dhe është i nevojshëm për funksionimin normal të qelizave.
Transmetimi i sinjaleve nervore, sekretimi i hormoneve, koagulimi i duhur i gjakut, kontraktimi dhe relaksimi i muskujve janë vetëm disa nga funksionet më të rëndësishme të këtij minerali. Duke e ditur këtë, është logjike të konkludohet se mungesa e tij mund të jetë problematike në aspektin e prishjes së proceseve fiziologjike të përmendura dhe se nuk është vetëm osteoporoza ajo që duhet të na shqetësojë nëse nuk marrim mjaftueshëm kalcium përmes dietës.
Mungesa e kalciumit është dukuri e zakonshme
Mungesa e kalciumit në trup përkufizohet si hipokalcemia. Nëse kjo gjendje nuk identifikohet, në afat të gjatë mund të çojë edhe në gjendje kërcënuese për jetën. Prandaj është shumë e rëndësishme të identifikohen simptomat e hipokalcemisë dhe të reagohet.
Mungesa afatgjatë mund të shkaktojë probleme dentare, katarakte, çrregullime mendore, osteoporozë, gjegjësisht kocka shumë të brishta të ndjeshme ndaj frakturave.
Fatkeqësisht, hipokalcemia është mjaft e zakonshme në mesin e popullatës, përkatësisht, njerëzit shpeshherë nuk marrin mjaftueshëm kalcium nëpërmjet dietës ose përmes suplementeve të duhura, ndaj vuajnë nga simptomat e mungesës.
Faktorët që pengojnë absorbimin normal të kalciumit
Për më tepër, faktorë të shumtë shkaktojnë pengimin e absorbimit të kalciumit dhe kjo mund të çojë në hipokalcemi afatgjatë. Faktorë të tillë janë:
◦ mungesa e vitaminës D
◦ mungesa e magnezit
◦ konsumi i tepërt i natriumit dhe fosforit (kripë, aditivë ushqimorë dhe pije të gazuara)
◦ sëmundje kronike të veshkave
◦ funksion i dëmtuar i gjëndrës tiroide
◦ operacione për të reduktuar volumin e stomakut
◦ disa lloje terapish (frenuesit e pompës së protonit, kimioterapia, terapitë e epilepsisë)
Simptomat e mungesës së kalciumit
Simptomat e hipokalcemisë mund të ndryshojnë në një gamë vërtet të gjerë - nga inekzistente në të rënda dhe kërcënuese për jetën. Mungesa kronike e patrajtuar mund të çojë në pasoja të rënda, duke përfshirë rahitis, osteopeninë dhe osteoporozën.
Edhe nëse mungesa nuk manifestohet me asnjë simptomë, veçanërisht në fazën e hershme, tashmë po ndodhin shqetësime metabolike dhe mosfunksionime të mundshme.
Nivelet e ulëta të kalciumit në gjak dhe mungesa e kalciumit mund të çojnë në simptomat e mëposhtme:
- prishjen e dhëmbëve
- cilësi të dobët të flokëve
- lëkurë të thatë
- dobësi të muskujve dhe ngërçe të shpeshta
- nxitje kronike për kruarje
- psoriazë
- katarakt
- thonj të brishtë
- simptoma të osteoporozës
- ndjesi shpimi gjilpërash në ekstremitete dhe rreth gojës
- lodhje kronike
- aftësia intelektuale të dëmtuar, nervozizëm të lehtë, depresion, ankth
- ndryshime të zërit për shkak të tërheqjes (spazmës) të muskujve të laringut
- probleme me gëlltitjen
- dhimbje gjoksi
- zemër të dobët
- alivanosje
Kur i tregoni mjekut për disa nga simptomat e përmendura, ai/ajo do t'ju rekomandojë një analizë gjaku për të përcaktuar nivelin e kalciumit.
Trajtimi dhe parandalimi
Sa kalcium nevojitet nga dieta dhe suplementet dhe në çfarë forme për të parandaluar hipokalceminë? Sa kalcium nevojitet për të arritur një shëndet optimal?
Kjo pyetje është objekt debati në botën shkencore, mes mjekëve dhe nutricionistëve. Departamenti i Ushqimit dhe Ushqyerjes pranë Akademisë Amerikane të Mjekësisë (AMA) arrin në përfundimin se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar konsumin e saktë të nevojshëm të këtij makrominerali përmes dietës dhe suplementeve.
Në vend të kësaj, ata përcaktojnë një konsum "adekuat" të kalciumit që varion nga 1000 mg për të rriturit deri në 1200 mg për njerëzit mbi 50 vjeç.
Rreth 1% e kalciumit total të trupit nevojitet për funksionet kryesore fiziologjike. Trupi ruan kalciumin e tepërt në kocka dhe inde, në mënyrë që kur niveli i tij në gjak të bjerë, të mund të huazohet përsëri prej tyre.
Dozimi:
1 tabletë në ditë (një shishe përmban doza për 1 muaj)
Mg – magnezium kompleks - PËRBËRJA:
- Magnezi (oksid magnezi) 250 mg (66.6% e konsumit ditor të rekomanduar),
- Kalcium (karbonat kalciumi) 500mg (62.5% PDV),
- Zink (oksid zinku) 15mg (150% PDV),
- Vitamina D3 (kolekalciferol) 2.5mcg (50% PDV), celulozë, hidroksipropilmetilcelulozë. Stearat magnezi