FibroGel
FIBROGEL është një laksativ natyral, përkatësisht kontribuon në zbrazjen e shëndetshme dhe të rregullt të zorrëve. Mekanizmi i veprimit të tij është përmes krijimit të një VËLLIMI të jashtëqitjes.

Gjithmonë parashtrohet pyetja: Çfarë është ajo që mungon më së shpeshti në të ushqyerit?
Edhe pse mendoni se lehtësisht do ta gjeni përgjigjen, ndoshta do të gaboni. Ajo që i mungon më së shumti dietës së quajtur “perëndimore” apo “moderne” të cilës ne vetë i përkasim janë fibrat apo fibrat bimore.
Statistikat janë të qarta, vetëm 5% e popullsisë amerikane plotëson nevojat e tyre për fibra. Për shkak të shprehive të ngjashme, situata është mjaft e ngjashme në Evropën Perëndimore dhe në Maqedoni.
Nevojat për fibra variojnë nga 25 g për gratë deri në 38 g për burrat.
Mungesa e tillë lidhet drejtpërdrejt me një sërë problemesh të lidhura me shëndetin: kapsllëk kronik dhe zbrazje të parregullt të zorrëve, probleme të ndryshme të tretjes, rritje të peshës trupore, reduktim të diversitetit të mikroflorës - e gjithë kjo në mënyrë të pashmangshme ndikon në shëndetin e përgjithshëm.


Dhe zgjidhja duket e thjeshtë – konsumi i më shumë fibrave bimore përmes ushqimit.
Megjithatë, praktika tregon se stili i jetesës moderne shpesh nuk lejon konsumin e mjaftueshëm të fibrave. Kështu, imponohet futja e suplementeve me fibra bimore si një pjesë thelbësore e zgjidhjes. Padyshim zgjidhja më e mirë për suplemente është psilliumi ose FIBROGEL.
Bëhet fjalë për fibra bimore të tretshme në ujë. FIBROGEL është një produkt natyral, në fakt janë lëvozhga nga farat e bimës Plantago ovata. Ka shumë emra në botë, duke përfshirë: ispagula, psillium, isabgol dhe të tjerë. Në thelb, FIBROGEL përbëhet nga fibra bimore natyrale, prandaj themi se është një PREBIOTIK dhe është një substancë e nevojshme për rritjen dhe zhvillimin natyral të baktereve të dobishme (PROBIOTIKËVE) në zorrët tona.
Efektet e dëshmuara dhe të mundshme nga përdorimi I FIBROGELIT:
Pastrim natyral i zorrëve dhe shëndet më i mirë i tretjes
Jashtëqitje më e butë
Ndihmon shumë për hemoroidet
Suplement natyral – fibra bimore

Ndihmë natyrale për rregullimin e kolesterolit dhe shëndet më të mirë të zemrës
Rregullon sheqerin në mënyrë optimale
Humbje më e suksesshme e peshës
Pastrim natyral i zorrëve dhe shëndet më i mirë i tretjes
FIBROGEL është një laksativ natyral, përkatësisht kontribuon në zbrazjen e shëndetshme dhe të rregullt të zorrëve. Mekanizmi i veprimit të tij është përmes krijimit të një VËLLIMI të jashtëqitjes. Pra, përshpejtimi i peristaltikës nuk bazohet në acarim të zorrëve, por në bazë të vëllimit të shtuar dhe butësisë së jashtëqitjes (feçeve). Kjo është arsyeja pse nuk krijon varësi, si laksativët e tjerë, por thjesht lëviz zorrët.
Fibrat përmirësojnë shëndetin e tretjes - peristaltikë më të mirë të zorrëve, zvogëlim të rrezikut të sëmundjeve më të zakonshme të tretjes - diarre, kapsllëk, çrregullime që lidhen me mikroflorën e dobishme të zorrëve, inflamacion (sindroma e zorrës së irrituar, gastrit), etj. Konsumi i mjaftueshëm i fibrave bimore i optimizon ato, përkatësisht kontribuon në rregullimin e duhur të peshës, forcës dhe madhësisë së feçeve.


Jashtëqitje më të butë – ndihmon shumë për hemoroide
FIBROGEL kontribuon në formimin e jashtëqitjes së butë dhe ndihmon në të gjitha kushtet ku është e nevojshme, siç janë hemorroidet.
Ndihmë natyrale për rregullimin e kolesterolit dhe shëndet më të mirë të zemrës
Përveç efekteve të peristaltikës, FIBROGEL kontribuon në kontrollin më të mirë të kolesterolit. Përkatësisht, kur fibrat bimore lëvizin në zorrë, ato kanë aftësinë për të lidhur kolesterolin dhe për ta hequr atë nga trupi.
Konsumi adekuat I fibrave shoqërohet me një rrezik të reduktuar të sëmundjeve kardiovaskulare në studime serioze me një numër të madh subjektesh të ndjekur prej vitesh. Një studim i tillë, nga Universiteti i Harvardit, ShBA, ka monitoruar mbi 40,000 profesionistë të shëndetit meshkuj dhe ka zbuluar se ata që kishin dietë më të lartë me fibra kishin rrezik të reduktuar të sëmundjeve të zemrës deri në 40%. Një studim tjetër, me subjekte femra, tregon rezultate dhe konkluzione mjaft të ngjashme.
Arsyet për zvogëlimin drastik të rrezikut shkojnë në disa drejtime: fibrat mund të ulin nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve në gjak, më pas të rregullojnë sheqerin në gjak, të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, të parandalojnë sindromën metabolike dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme – të reduktojnë inflamacionin kronik në organizëm.
Për shembull, studimet tregojnë se psilliumi mund të ulë kolesterolin në gjak duke u lidhur me yndyrnat dhe acidet biliare në zorrët, duke e bërë trupin t'i nxjerrë ato në mënyrë më efikase dhe më të shpejtë. Përderisa trupi kompenson acidet biliare të humbura, mëlçia harxhon kolesterol. Pasojat janë logjike, bie kolesteroli në gjak. Përveç kësaj, yndyrnat gjithashtu bien, dhe niveli i kolesterolit "të mirë" LDL rritet.
Të gjithë faktorët e përmendur në masë të madhe përcaktojnë se si do të jetë shëndeti ynë kardiovaskular.



Rregullim të sheqerit në mënyrë optimale
Fibrat bimore ndërhyjnë në punën e enzimave tretëse, të cilat ngadalësojnë tretjen dhe në këtë mënyrë shmangin majat e sheqerit dhe më pas rëniet e papritura që janë të rrezikshme për shëndetin dhe na lënë vazhdimisht të uritur. Në këtë mënyrë, indeksi glicemik i të gjithë ushqimit të pranishëm në tretje zvogëlohet.
Për shkak të fakteve të mësipërme, nuk është aspak befasuese që kërkimet tregojnë vazhdimisht se një dietë e pasur me fibra redukton ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të diabetit të tipit 2.
Humbje më e suksesshme e peshës
Përveç rregullimit të glukozës (sigurojnë përthithjen e saj gradual në qarkullimin e gjakut), fibrat veprojnë në ngopjen dhe duke lidhur ujin e tepërt në stomak, gjë që nxit ndjenjën e stomakut të ngopur.
Duke reduktuar rrezikun e obezitetit, fibrat kontribuojnë në reduktimin e të gjitha rreziqeve që shkojnë paralelisht me peshën e tepërt trupore dhe ato janë vërtet të shumta dhe të pakëndshme.

Simptomat e mungesës së fibrave bimore?
Megjithëse simptomat e mungesës nuk janë gjithmonë plotësisht të qarta dhe mund të dallohen si të tilla, ekzistojnë 6 shenja që fuqimisht mund të tregojnë mungesën e fibrave:
Probleme të përsëritura të kapsllëkut.
- Rritja e peshës trupore.
- Rritja e kolesterolit
- Rritja e inflamacionit kronik
- Ndryshime të forta në nivelet e glukozës në gjak.
- Lodhje, mungesë energjie, vjellje dhe një ndjenjë e përgjithshme dobësie.
Sasitë e rekomanduara të konsumit ditor të fibrave janë: rreth 38 g për burrat dhe rreth 25 g për gratë. Për burrat e moshuar, rekomandimi është rreth 30 g, ndërsa për zonjat më në moshë - rreth 20 g.
Dozimi:
Për të përshpejtuar peristaltikën, rekomandohet të merret një lugë çaji në një gotë të madhe me ujë pas një vakti, deri në tre herë në ditë. Kur do të rregullohet zbrazja e zorrëve – atëherë doza e mirëmbajtjes është një lugë çaji në ditë.
Rekomandohet të mos e lini më gjatë në gotën e ujit sepse do të marrë një strukturë xheli dhe mund të jetë paksa e pakëndshme për t'u konsumuar. Pra, një lugë çaji Fibrogel shtohet në një gotë të madhe me ujë, përzihet dhe pihet shpejt.
Efekti është i dukshëm brenda 24-42 orëve nga marrja e dozës së parë.
Për sa i përket humbjes së peshës: merret 15 minuta para dy vakteve të para të ditës, në të njëjtën mënyrë.


FIBROGEL - VLERA USHQIMORE:
Vlera ushqyese për 100 g/Nutrition facts per 100 g:
- Energji / Energy 200kcal / 837kJ
- Proteina / Protein 4.6g
- Yndyrë /Fat 0.5g
- Yndyrna të ngopura / Saturated fat 0.06g
- Karbohidrate / Carbohydrate 75.3g
- Fibra / Fiber 77.3g
- Kripë / Salt 0g
100g PËRMBAJNË: 75.3g FIBRA BIMORE
Linqe të dobishme dhe kërkime shkencore
The effects of psyllium on lipoproteins in type II diabetic patients
Lipid- and glucose-lowering efficacy of Plantago Psyllium in type II diabetes
Effects of psyllium on metabolic syndrome risk factors
Therapeutic effects of psyllium in type 2 diabetic patients
Lipid- and glucose-lowering efficacy of Plantago Psyllium in type II diabetes
Effect of method of administration of psyllium on glycemic response and carbohydrate digestibility
Lipid- and glucose-lowering efficacy of Plantago Psyllium in type II diabetes
Psyllium decreased serum glucose and glycosylated hemoglobin significantly in diabetic outpatients
Dietary fibres, fibre analogues, and glucose tolerance: importance of viscosity
Testing control of radiation-induced diarrhea with a psyllium bulking agent: a pilot study
Psyllium is superior to docusate sodium for treatment of chronic constipation
An unfermented gel component of psyllium seed husk promotes laxation as a lubricant in humans
The effects of a supplement of dietary fibre on faecal excretion by human subjects
Digestibility and bulking effect of ispaghula husks in healthy humans
Bulk laxative efficacy of a psyllium seed hydrocolloid and of a mixture of cellulose and pectin
Beneficial health properties of psyllium and approaches to improve its functionalities